Festivalet e filmit tanimë janë bërë diçka e zakonshme për filmin “Zgjoi”, tani ekspedita e tyre do të vazhdojë në shtetin e Kroacisë në Zagreb.
Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Filmit në Zabgreb sjell filma të shpërblyer dhe filma që tashmë janë testuat nëpër festivale prestigjioze. Nuk mungon as “Zgjoi”.
Filmi “Zgjoi” do të hapë festivalin që do të mbahet nga 14 deri më 21 nëntor, e ky film madje është në konkurrencë në garën kryesore.
Përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare në Instagram, filmi “Zgjoi” njoftuan se do të marrin pjesë në Festivalin e Filmit në Zagreb.
Ata kanë bërë thirrje që të mos e humbasin këtë mundësi për të shikuar kandidatin e Kosovës për “Oscars”.
“Zgjoi”, fituesi i trefishtë në Festivalin e Filmit në Sundance, shfaqet të dielën e 14 nëntorit nga ora 20:00 dhe më 21 nëntor nga ora 18:30.