3.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Zharko Koraç: Nuk e përjashtojë mundësinë që Vuçiq të nxis gjakderdhje për të mbetur në pushtet

Rekomandime

“Në ditën e 24 dhjetorit 1996, pata shpresuar se Serbia do bindet se Millosheviç është i gatshëm me çmimin e gjakderdhjes të ruaj pushtetin, ai asokohe organizoi kundër-mitingje dhe i vetëdijshëm hyri në konflikt për të dëshmuar se ka mbështetjen e popullit. Si dikush që isha në rrugë dhe pjesëmarrës i demonstratave, dëshmoj se Millosheviç ka sjell njerëz nga brendia , njëjtë si po bënë sot Vuçiq, me shembullin e njëjtë të nxitjes së gjakderdhjes. Për fat të keq pas kaq viteve të kundër-mitingjeve të Millosheviç, Vuçiq po nxit gjakderdhje për të mbetur në pushtet” tha për “Danas” Zharko Koraç nënkryetar i qeverisë në kohën e Gjingjiç.

“Ju dua edhe un” ishte përgjigja e Millosheviç në brohoritjet e njerëzve që me autobus kishin ardhur me detyrim në Beograd në kundër-miting.

Ky acarim mes studentëve, opozitës edhe kundër-mitingjeve solli pothuajse luftën qytetare.

- Advertisement -

Për gjendjen e njëjtë paralel dhe dhunën që po tregon regjimi i Vuçiqi, sjelljen e policisë por edhe rrahjet nga njerëzit e regjimit, gjë që jep shenja se situata mund të përsëritet.

“Ishte e qartë në protestën ekologjike ishin sjell njerëz sikur në kundër–mitingje dhe pak ka munguar në to për të pasur gjakderdhje” sikur në kohën e Millosheviçit tha Koraç, duke përkujtuar se pothuajse njëjtë ishte edhe në vitin 2000.

Në Shabac sipas Koraç, nga automobilat zyrtar kanë dal njerëz që sulmuan dhe rrahën qytetarët dhe që bartnin kapela, duke tentuar të organizojë huliganët dhe të bëjë kundër-miting një ditë pas protestës.

- Advertisement -

“E gjithë kjo përkujton në vitin 1996, por mendoj se az nuk ndjehet i sigurt sikurse Millosheviç asokohe, por kjo nuk e përjashton skenarin e njëjtë. Kjo i ngjan sistemeve anti demokratike që shfrytëzohet për demonstrimin e mbështetjes dhe heshtjen e kritikuesve”, tha ai.

Sipas Aleksandar Çotriç zëvendës i kryetarit të Lëvizjes së Përtëritjes Serbe, Millosheviç njërin problem tentoi ta shtyjë krijimin e problemit tjetër edhe më të madh , ashtu që duke u përpjekje me ndal konfrontimin fizik mes qytetarëve e opozitës nxiti luftë qytetare mes palëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit