Sipas raportimve të fundit, thuhet se sulmuesi kosovar Edon Zhegrova, ka pranuar ftesën e Challandes për të luajtur për Kombëtaren e Kosovës.
Zhegrova do të jetë me Kombëtaren tonë për tri ndeshjet e tetorit, ndaj Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë dhe Greqisë, shkruan IndeksOnline
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i sportit në vendin tonë, Arlind Sadiku përmes një postimi në “Facebook”.
“Edon Zhegrova e ka pranuar ftesen dhe do te grumbullohet me Kosoven per 3 ndeshjet e ardhshme ne tetor kunder Maqedonise se Veriut, Sllovenise dhe Greqise”.