0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Zhvillimet dramatike: Shpërthen analisti i njohur, ‘godet’ rëndë LDK-në

Rekomandime

“Nëse shkojmë prapë në zgjedhje humbësja më e madhe do të jetë LDK-ja, edhe sikur prapë zonjën Osmani do ta kandidonin për kryeministre, sepse njerëzit e kuptuan hilen e Isa Mustafës dhe sejmenëve të tij. Në çdo rrethanë LVV do të fitonte, edhe sikur PAN-i do të bëheshin prapë bashkë. Populli është irrituar me këto parti për këto dy dekada, dhe do të mobilizoheshin masovikisht për të votuar LVV-në“, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Lajmi për dështimin e marrëveshjes mes LVV-së dhe LDK-së, si dhe fërkimet dhe përplasjet që ndodhën gjatë gjithë ditës në pritje të mbajtjes së seancës së parë inauguruese të legjislaturës së shtatë, janë parë me sy dhe vlerësim kritik nga analistët politikë.

- Advertisement -

Edhe pse dështoi të arrihej marrëveshja për koalicion mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, Glauk Konjufca u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës, duke marr edhe votat e LDK-së.

Për këtë zhvillim dramatik, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Faik Krasniqit, sipas të cilit rreziku për të shkuar në zgjedhje të reja është shumë real, por humbësi kryesor do të jetë LDK.

Faik Krasniqi

“LDK falë Vjosës arriti që të dal partia e dytë në këto zgjedhje. Pas përfundimit të zgjedhjeve, Vjosa Osmani u anashkalua fare në negociata me LVV për koalicion. Negociatat u udhëhoqën nga kryetari dhe garda e vjetër e saj.

- Advertisement -

Kjo ka qenë ditur që Vjosa do të përdoret vetëm për vota, sepse me çdo kandidatë tjetër LDK do të pësonte debakël. LDK asnjëherë nuk e pranoi që LVV është fituese e zgjedhjeve, por konsideron që edhe ajo i ka fituar zgjedhjet.

Në futboll fitorja edhe me rezultat të ngushtë, edhe me rezultat të thellë është fitore. Kushtet e LDK-së ishin pak sa të tepruara”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas Krasniqit, pavarësisht se LVV është parti e parë e dalë nga zgjedhjet, ka bërë ofertë serioze në ndarjen e përgjegjësive me LDK-në, por ishte lakmia e madhe e LDK-së për më shumë pushtet, e cila bëri të dështojë marrëveshja, dhe vendi të jetë në krizë politike e institucionale, me mundësi të përsëritjes së zgjedhjeve.

LVV u ofroi kryeparlamentarin, zv-kryeparlamentarin, zv-kryeministrin e parë, 5 ministri dhe 12 zv-ministra. Por ajo kishte kërkesa edhe më të mëdha. Kërkuan edhe presidentin dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Për presidentin lëshoi pe në këmbim të ministrisë së Punëve të Brendshme. Nuk e kuptoj çfarë i duhej ky post LDK-së? Këtë post gjithmonë e ka synuar LVV, në mënyrë që t’i arrestoj kriminelët dhe hajnat e politikës dhe para politikës”, thekson Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sido qoftë, ai nuk e lë pa përgjegjësi të dështimit të marrëveshjes as LVV-në, por LDK-ja bartë barrën kryesore.

Në çdo martesë nuk është vetëm një fajtor por janë të dytë, dikush më pak e dikush më shumë. Në këtë rast më shumë fajtore është LDK-ja, sepse e teproi me kushtet e saj.

Nëse shkojmë prapë në zgjedhje humbësja më e madhe do të jetë LDK-ja, edhe sikur prapë zonjën Osmani do ta kandidonin për kryeministre, sepse njerëzit e kuptuan hilen e Isa Mustafës dhe sejmenëve të tij.

Në çdo rrethanë LVV do të fitonte, edhe sikur PAN-i do të bëheshin prapë bashkë.

Populli është irrituar me këto parti për këto dy dekada, dhe do të mobilizoheshin masovikisht për të votuar LVV-në “, përfundon analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit