Një sipërfaqe toke është përfshirë sot nga zjarri në unazën e qytetit të Korçës.
Fillimisht kanë marrë flakë disa shkurre dhe barishte, ndërsa përreth ndodhen kasolle druri të banuara nga komuniteti rom dhe egjiptian.
Por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve deri më tani nuk ka rrezik për banorët.
Dy zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen dhe neutralizimin e flakëve.