3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Zjarret në Australi shihen nga hapësira

Rekomandime

Temperaturat e larta rekord në Australi kanë ndezur zjarre në të gjithë vendin, duke vrarë miliona kafshë dhe më shumë se 1200 shtëpi.

- Advertisement -

Mijëra zjarrfikës kanë luftuar kundër zjarreve, por situata po përkeqësohet për shkak të erërave të forta që përhapin flakët.

Kryeministri i Australisë Scott Morrison ka thënë se autoritetet e vendit do të akordojnë rreth 2 miliard dollarë australianë gjatë dy vjetëve të ardhshëm për të rindërtuar dhe rikuperuar nga dëmtimet katastrofike nga zjarri.

Morrison theksoi se shuma nuk ishte përfundimtare, duke shtuar se fondet shtesë mund të ndaheshin nëse ishte e nevojshme.

- Advertisement -

Ndërkohë, agjencia amerikane e hapësirës NASA ka lëshuar imazhe satelitore të zjarreve në Australi.

Aktualisht, më shumë se 10 për qind e parqeve kombëtare të New South Wales janë nën zjarr, përfshirë 20 për qind të Maleve Blu.

- Advertisement -

Që nga shtatori 2019, zjarret e mëdha kanë djegur të paktën 14 milionë hektarë tokë.

Kjo foto 3D e sjellë nga NASA tregon të gjithë zonat e prekura nga zjarri që prej vitit 2019-të dhe nuk është një foto që tregon vatrat aktive që janë momentalisht.

Zjarret janë përkeqësuar nga temperaturat jo të barabarta në pjesë të kundërta të Oqeanit Indian dhe atmosferën e ngrohjes mbi Antarktidë, sipas meteorologëve australianë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit