Reshjet e fundit të borës dhe shiut kanë krijuar vërshime e përmbytje në vendin tonë.
Gjendja e rëndë vazhdon të jetë si pasojë e dëmeve të mëdha, ndërsa zjarrfikësit e policët po kryejnë punën e tyre në ndihmë të qytetarëve, transmeton Indeksonline.
Përmes disa imazheve, mund të shihni se si zjarrfikësit po bartin banorët në këtë pjesë, pasi shtëpitë e tyre janë mbushur me ujë.
Përveç përmbytjeve, shumë rrugë e ura janë shembur, ndërsa në disa pjesë ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.