-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Zjarri kaplon shtëpinë në Ferizaj, vdes 66-vjeçari si pasojë e asfiksisë

Rekomandime

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 66-vjeçar në fshatin Komogllavë të Ferizajit ka vdekur në shtëpinë e tij pasi ishte kapluar nga zjarri.

Sipas një komunikate të policisë, forcat e rendit kishin arritur ta nxjerrin të moshuarin por ai ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

- Advertisement -

Sot rreth orës 07:15 min.policia e Kosovës është informuar se në fshatin Komoglavë nga një shtëpi banimi është duke dalur tym.

Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë ndalur në vendin e ngjarjes duke intervenuar dhe lokalizuar zjarrin, ku nga një dhomë e cila nuk ishte kapluar nga zjarri kishin nxjerrë një person mashkull,66 vjeçar ,i cili ka jetuar i vetëm në shtëpi.

Nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes ,pas kontrollimit mjekësor të viktimës,është konstatuar se i njëjti kishte nderruar jetë si pasojë e asfiksisë”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Sipas hetimeve të para, dyshohet se deri te zjarri ka ardhur nga cigaret pa fikura të hedhura nëpër tepihë.

Nga dëshmitarët dhe fqinjët jemi informuar se viktima kishte jetuar i vetëm dhe kishte pasur edhe probleme shëndetësore ku edhe para dy muajve kishte ndodhur rast i njëjtë i zjarrit, por falë fqinjëve të cilët kishin intervenuar me kohë duke e fikur zjarrin dhe shpëtuar viktimën.

- Advertisement -

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet IML Prishtinë për autopsi”,thuhet në komunikatën e policisë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit