1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zmbrapset Thaçi!

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditët e para kur u shfaq koronavirusi në Kosovë, kishte dalë në një konferencë urgjente, i mllefosur me kryeministrin Albin Kurti, dhe kërkoi urgjentisht të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë, në mënyrë që të mbrohemi nga pandemia tashmë botërore.

- Advertisement -

Mirëpo, një gjë e tillë edhe pse ishte përkrahur nga disa parti politike opozitare dhe nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe ministri i Brendshëm në atë kohë, Agim Veliu, ishte refuzuar ashpër nga Albin Kurti, tash kryeministër në detyrë.

Ishte pikërisht gjendja e jashtëzakonshme që bëri kryeministrin Albin Kurti të shkarkon Agim Veliu nga posti i ministrit, ndërsa pas kësaj situate të krijuar, LDK-ja e cila ishte në bashkëqeverisje me LVV-në, ngritën mocion mosbesimi ku edhe e rrëzuan Qeverinë.

E gjatë ditës së sotme, presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me atë se çfarë është diskutuar mbrëmë në Samitin e Zagrebit.

- Advertisement -

Presidenti ka theksuar se i ka njoftuar të gjithë për hapat që ka ndërmarrë Kosovë për të luftuar virusin Covid-19.

Ai meritat për arritjet e Kosovës ndaj luftës ndaj këtij virusi ia ka adresuar institucioneve të shëndetësisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Të gjithë liderët kanë folur për luftën ndaj virusit dhe kanë shprehur ngushëllimet për personat që kanë humbur jetën nga ky virus. Ua paraqita atyre që falë institucioneve të shëndetësisë, Kosova ia ka dal mirë me këtë virus”, ka thënë ai.

Mirëpo, deklarata tjera kishte thënë Thaçi në orët e vona të mbrëmjes të muajit mars, në ditët e para të shfaqjes së koronavirusit në Kosovë.

Presidenti i Kosovës kishte propozuar që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Kjo ide Thaçit i kishte ardhur pas takimit të mbajtur nga Këshilli i Sigurisë në objektin e kryeministrisë.

Në konferencë Presidenti Hashim Thaçi kishte thënë se do t’i propozoj Kuvendit dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë.

“Kosova nuk është vend i izoluar. Është e përfshirë nga koronavirusi që paraqet shqetësim për të gjithë botën dhe njerëzimin. Edhe për Kosovën pas paraqitjes së rasteve, 19 raste. Tani do të ballafaqohemi me një të keqe që mund ta kalojmë vetëm bashkërisht. Realiteti është ky që është një realitet i hidhur por thërras për kujdes të shtuar, pa dashur të bëj panik. Jemi në një rrethanë të papërjetuar më parë dhe si shtet duhet t’i marrim përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore”, kishte deklaruar Thaçi.

Ai tutje ishte shprehur se Kosova po ballafaqohet jo me një grip sezonal, por me një virus vdekjeprurës prandaj duhet të angazhohemi të gjithë më të gjitha potencialet që kemi.

“Duke respektuar Kushtetutën e vendit dhe ligjet unë sonte kam thirrur në takim Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Pas konsultave me kryeministrin dhe këshillin e sigurisë dëshiroj të potencoj që të mos eskalohet situata më tutje. Atë që e theksoj sonte nuk e kam menduar kur që mund të vij ky moment që të deklaroj që jemi të detyruar që të propozojmë dhe deklarojmë, duke respektua kushtetutën e vendit. Do ti propozoj Kuvendit dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. Ajo përfshin mobilizimin e tërësishëm dhe maksimal të FSK. Ky dekret po ndodh për shkak të fatkeqësisht”, kishte deklaruar presidenti Hashim Thaçi.

Mirëpo, pas më shumë se një muaj e gjysmë, Thaçi ka lavdëruar institucionet e Kosovës për punën e tyre në luftën kundër koronavirusit.

E nga deklaratat e bëra sot, shihet se Thaçi është zmbrapsur nga ideja e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.

Megjithatë, kjo nuk është zmbrapsja e parë e Thaçit, pasi edhe kohë më parë ai ishte pro korrigjimit të kufijve në mes Kosovës dhe Serbisë, apo ndërrimit të territoreve, por pastaj ai ishte deklaruar kundër.

Ndonëse, deklaratat e Thaçit ndryshojnë shpesh, Kosova ende është në rrezik se do të ndahet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit