1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zogaj: Feministet me tru të kalbur patriarkal e patën linçuar publikisht Aida Dërguti e Vjosën e mbrojnë sepse është në linjë me Kurtin

Rekomandime

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar përsëri sa i përket ngjarjes aspak të hijshme që ndodhi mbrëmë në Parlamentin e Kosovës, ndërsa kishte regime të shumta, për të cilat Zogaj po thotë se po përdoret standard i dyfishtë, ai ka përmendur rastin e Aida Dërgutit e cila pasi kishte shprehur një pakënaqësi ndaj liderit të VV’së, Albin Kurtit, ai ka thënë se feministet turbo-folke e patën pranuar pa pike shqetësimi që ajo te linçohej ndërsa Vjosën e mbrojnë sepse është në një linjë me Kurtin, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Zogaj ka bërë krahasimin në mes të Aida Dërgutit e cila kish marrë guximin që të shpreh pakënaqësi ndaj liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ndërsa ishte linçuar nga turmat e pafundme ne media e hapësire publike.

Zogaj po thotë se feministët turbo-folke e patën pranuar pa pikën e shqetësimit që Aida Dërguti të linçohej e “masakrohej” në media e hapësira publike ndërsa Vjosa osmanin e mbrojnë sepse është në një linjë me Albin Kurtin.

Tutje Zogaj i ka quajtur këto feministe me tru të kalbur, duke thënë se kur sulmohet Albin Kurti, për ato nuk ekziston kompromisi.

- Advertisement -

“E kur te sulmohet Albini, keto feministe, me tru te kalbur patriarkal, ketu s’ka kompromis. Nuk sulmohet ai, sado feministe qe je, ai nuk preket. Me ate duhesh me qene ne nje linje te mendimit dhe nuk duhesh me i shpreh ndonje mospajtim eventual. Pra, je feminist/e deri ne piken qe nuk e sulmon Albinin”, ka shkruar Zogaj ndër të tjera.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kur Aida Derguti kishte shprehur nje pakenaqesi ndaj Albinit, feministet turbo-folke e paten pranuar pa pike shqetesimi qe Aida te lincohej e “masakrohej” nga turmat e pafundme ne media e hapesire publike. E kjo ndodhi vetem per faktin qe Aida kishte nje padurim ndaj Albinit. E kur te sulmohet Albini, keto feministe, me tru te kalbur patriarkal, ketu s’ka kompromis. Nuk sulmohet ai, sado feministe qe je, ai nuk preket. Me ate duhesh me qene ne nje linje te mendimit dhe nuk duhesh me i shpreh ndonje mospajtim eventual. Pra, je feminist/e deri ne piken qe nuk e sulmon Albinin.

Ndersa sot, po te njejtat “feministe” nuk pranojne qe te kritikohet Vjosa Osmani per shkak te veprimeve politike te saj. E kjo ndodh para se gjthash per faktin qe Vjosa Osmani sot eshte ne nje linje me Albinin. Pra, jo pse eshte Vjosa ne pyetje, nje grua politikane, por sepse Vjosa eshte ne linje me Kurtin, e kur te jesh ne linje me Kurtin, gjithcka te falet. Cfaredo gabimi politik qe ben nuk te cilesohet i tille sepse je me liderin e kesaj kaste turbo-folke feministeve.

Cfare standardi intelektual eshte ky ?.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit