1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

“Zoran Milanoviç garantues për lirimin e Hashim Thaçit”, këshilltari i Glauk Konjufcës zbulon të vërtetën

Rekomandime

Gjatë ditës së djeshme, Gjykata Speciale u ka refuzuar kërkesën për lirim me kusht Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, por Specialja nuk përjashtoi që kjo të ndodhë në rast se një shtet i tretë garanton.

Sipas gjyqtarit Kai Ambos, nëse të akuzuarit marrin pëlqimin e një shteti të tretë dhe garantojnë se të akuzuarit do të mbrohen në liri, atëherë ka mundësi që Thaçit dhe të tjerëve t’u pranohet kërkesa për lirim të përkohshëm dhe të mbrohen në liri.

- Advertisement -

E menjëherë pas këtij vendimi, ish Komandanti i UÇK-së, gjeneral Hisen Berisha deklaroi se Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç është ofruar për të qenë “garanci” para Gjykatës Speciale për mbrojtjen e në liri të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

”Një mik i imi në Kroaci më thotë, se Presidenti kroat është ofruar të jetë garant, i mbrojtjes në liri të këtyre personaliteteve. Dhe jo vetëm njërit nga ta që mund ta ketë më mik – në këtë rast po flas për z. Veseli- por për të gjithë ata që janë atje”, deklaroi Berisha.

Por, përmes një postimi në facebook, Feim Tahirsylaj, këshilltar për media i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, ka treguar se cila është e vërteta për “garancinë” e ofruar nga Kroacia.

- Advertisement -

“Lajm i rremë! Eksponenti i PDK-së, Hisen Berisha, ka tentuar sot të dezinformojë opinionin përmes një gënjeshtre publike apo, më mirë të themi, një thashethemnaje çajtoresh në stilin “m’tha njoni”. Nuk ka asnjë informacion të konfirmuar nga ana e presidentit të Kroacisë se kinse ai “është ofruar të jetë garant në Gjykatën Speciale për ish-Presidentin Hashim Thaçi dhe të tjerët për mbrojtje në liri”, siç trillon Berisha. Duket sheshazi se prapavija e kësaj gënjeshtre, mbase të qëllimshme, ishte shigjetimi publik i krerëve të shtetit, përkatësisht Presidentes, Kryekuvendarit dhe Kryeministrit. Mund të jetë i kuptueshëm deridiku sikleti dhe mllefi i një opozitarizmi pa kauza, por kauzat nuk ndërtohen me muhabete çajtoresh – jo!”, ka shkruar Feim Tahirsylaj në faqen e tij në facebook.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Hisen Berisha ka deklaruar se pas Kroacisë, edhe Austria dhe Sllovenia janë ofruar si garant të lirimit me kusht të të arrestuarve në Hagë.

- Advertisement -

E lajmi i fundit është se Kadri Veseli po qëndron sot në Kosovë, ku nga Specialja është bërë ë ditur se ai është liruar për ta vizituar babain e tij, i cili është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

“Për shkak të arsyeve bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrimit që të menaxhojë një vizitë kujdestarie në Kosovë për të takuar familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka deklaruar zëdhënësja e Speciales, Angela Griep për “Bota sot”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit