-2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

“Zoti jem po ta dinin këta njerëz që nuk agjërojnë çka i pret”, Shefqet Krasniqi tregon pse!

Rekomandime

Imami i njohur Shefqet Krasniqi, në emisionin “Studio A” në ATV, tha se po ta dinin njerëzit se sa i madh dhe sa me vlerë është muaji i Ramazanit, siç shprehet ai, ehe me i rreh me dru, nuk kishin me e prishë agjërimin.

- Advertisement -

“Zoti i jem, po ta dinin njerëzit sa i madh është ky Ramazan, e sa sevape ka, sa shpërblim, po shprehna kështu në atë fjalorin e odave tona, edhe me i myt dru t’u i rreh, s’e kishin prish agjërimin, se lërë më për qejf e për mendjemadhësi”, tha imami Krasniqi.

Prishjen e agjërimit për arsye, siç i quan ai, të qejfit apo mendjemadhësisë, thotë se janë rebelim ndaj Zotit.

“Ai është rebelim ndaj Zotit. Me thanë s’po mundem, e s’po kam vakt e jam i angazhuar, ti je rob e robëreshë e rebeluar ndaj Zotit, e mos harro se rebelimi ndaj krijuesit kushton shtrenjtë”, tha Krasniqi. /atvlive.tv

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit