6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

ZRrE deklarohet për kërkesën e KEDS-it që aplikimi i tarifave të reja të nis nga 1 marsi

Rekomandime

Zyra e Rregullatorit për Energji ende nuk e ka shqyrtuar propozimin e KEDS-it që aplikimi i tarifave të reja të energjisë elektrike të filloj nga 1 marsi.

Megjithatë, në ZRRE thonë se vendimi për tarifat e reja ka hyrë në fuqi nga data 9 shkurt dhe se nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim.

- Advertisement -

Zëdhënësi i ZRrE-së, Petrit Pepaj, thotë se nuk beson që ka ndonjë arsye të shqyrtohet një vendim, i cili tanimë është në fuqi.

“Është në proces të shqyrtimit, por vendimi që është marrë prej bordit është në fuqi prej datës 9 shkurt. Kërkesa e KEDS-it nuk është shqyrtuar ende. Një vendim është marrë për tarifa më 8 shkurt dhe implementimi është me datë 9 shkurt. Nuk besoj që ka arsye me shqyrtu edhe njëherë një kërkesë që ka ardhur nga KEDS- për vendimin i cili është në fuqi. Nuk besoj që mundet me pas ndonjë vendim tjetër”, ka thënë Pepaj për Indeksonline.

Në anën tjetër, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ditë më parë ka thënë për Indeksonline se kanë kërkuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji që aplikimi i tarifave të reja të nis nga 1 marsi.

- Advertisement -

Partitë opozitare në forma të ndryshme po e kundërshtojnë vendimin e ZRrE-së për tarifat e reja. Përveç protestave ata kanë paralajmëruar që këtë vendim do ta kundërshtojnë përmes instancave gjyqësore duke paralajmëruar që këtë çështje mund ta dërgojnë deri në Gjykatën Kushtetuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit