1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zv.kryetarja e Bashkisë së Korçës: Shqiptarët nuk janë aq trima sa të prishin koncertin me Bregoviqin

Rekomandime

Sipas zëvendëskryetares së bashkisë së Korçës, Benila Terova shqiptarët nuk janë aq trima sa janë në Facebook dhe me llafe. Prandaj, ajo nuk frikësohet se mund të ketë ndonjë incident në festivalin ku merr pjesë këngëtari serb, Goran Bregoviq, ndonëse ka shumë reagime për të.

Benila Terova tha se në këtë Festival do të ketë forca të shtuara të policisë që do të parandalojnë ndonjë incident të mundshëm.

- Advertisement -

Ajo foli edhe për deklaratën e reperit Noizy, se do të nxisë dhunë në rast se Bregoviç merr pjesë në këtë Festival.

Berova për Express tha se sipas informacioneve sot në policinë e Shqipërisë është bërë një denoncim ndaj këngëtarit Rigels Rajku i njohur si Noizy. .

Nuk mendoj që do të ketë eksese. Shqiptarët po të ishin kaq trima, në llafe dhe Facebook janë shumë, po në situatën e zjarreve që po e përfshinë Shqipërinë dhe që po i vënë vetë këta me dorën e tyre, nuk kanë forcën që të shuajnë zjarrin e shtëpisë nuk i bashkohen aty siç po bashkohen shumë artistë dhe individë zjarrfikësve që po fikin zjarret në tërë Shqipërinë, plus do të ketë prezencë të madhe policore dhe nga sa di sa kam informacione, ky këngëtari, reperi Noizy që ka nxitur një lëvizje është bërë një denoncim sot në policinë në shtetit për të pasur një ndalim të tij se nuk mund të kërcënojë ai ngrihuni dhe t’i biem me shishe të mbushura kujtdo qoftë”, ka thënë ajo.

- Advertisement -

Noizy nuk është këngëtari i vetëm që e ka kundërshtuar pjesëmarrjen e Bregoviçit në Festivalin e Birrës në Korçë. Kundër kanë dal edhe Genc Prelvukaj, Vesa Luma, Besa Kokëdhima, Unikatili e të tjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit