0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zvicra do ndalojë dy llojet e veshjeve të grave myslimane në ambiente publike

Rekomandime

Zvicra do të ndjekë rrugën e Francës, Belgjikës dhe Austrisë për ndalimin e burkës dhe nikabit në hapësira publike.

- Advertisement -

Pak më shumë se 51% e votuesve zviceranë votuan në favor të iniciativës për t’u mbuluar tërësisht fytyra nëpër rrugë, në dyqane dhe restorante, raporton The Guardian.

Mbulesat totale të fytyrës do të lejohen të vishen brenda objekteve fetare dhe në “zakonet vendase”, siç është karnavali.

Parlamenti i Zvicrës dhe këshilli ekzekutiv me shtatë anëtarë që përbën qeverinë federale të vendit kundërshtuan propozimin e referendumit. Ata argumentuan se mbulesat e plota të fytyrës përfaqësonin një “fenomen të skajshëm” dhe në vend të kësaj propozuan një iniciativë që do t’i detyronte njerëzit të largonin mbulesat e fytyrës kur u kërkohej të konfirmonin identitetin e tyre tek zyrtarët.

- Advertisement -

Grupet myslimane e kanë kritikuar ndalimin. “Ky është qartazi një sulm kundër komunitetit mysliman në Zvicër. Ajo që synohet këtu është që të stigmatizohen dhe margjinalizohen myslimanët edhe më shumë”, tha Ines Al Shikh, anëtar i Les Foulards Violets, kolektiv i feminizmit mysliman.

“Kjo politikë simbolike drejtohet kundër myslimanëve femra dhe meshkuj”, tha Federata Zvicerane e Organizatave Islamike në një deklaratë. “Por gjithashtu dëmton tërë Zvicrën, e cila ka minuar vlerat e veta duke pranuar iniciativën”, transmeton express.

- Advertisement -

Siç raporton mediumi britanik, myslimanët përbëjnë rreth 5% të popullsisë zvicerane prej 8.6 milionë banorësh, shumica e të cilëve i kanë rrënjët në Turqi, Bosnjë dhe Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit