1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zvicra heq karantinën, por jo edhe ndalesën për kosovarët me viza turistike

Rekomandime

Ambasada e Kosovës në Zvicër ka njoftuar se Zvicra i ka liruar qytetarët e Kosovës që jetojnë e veprojnë në këtë shtet nga masa e vetizolimit shtëpiak në karantina pas kthimit nga Kosova, por kjo nuk e ka lehtësuar ardhjen në vizitë në Zvicër të qytetarëve me viza turistike.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të ambasadës ky rikujtim ka ardhur pasi në adresë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë janë drejtuar shumë pyetje të bashkatdhetarëve tanë, rreth të drejtës së hyrjes në territorin e Zvicrës të qytetarëve kosovarë me viza të turistike. Ambasada njofton se edhe për një kohë vazhdon masa e ndalimit të hyrjes dhe vizitës në Zvicër të qytetarëve kosovarë me viza turistike, si ato viza shengen si viza që janë dhënë nga Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.Kujtojmë se Zvicra ka marrë vendim që Kosova të hiqet nga lista e shteteve me rrezik për COVID-19.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Zyra Federale e Shëndetit Publik zviceran (BAG), e cila e ka riaktualizuar se fundi listën e shteteve me rrezik për koronavirusin me efekt nga data 28 shtator 2020. BAG ka marre për bazë faktin se Kosova gjatë javëve të fundit ka shënuar rënie të dukshme te kuotës të infektimeve që kap shifrën nën 60 persona brenda 100 mijë banorëve, prandaj ka vendosur te largoje Kosovën nga lista e vendeve me rrezik të lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit