3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Zvicra, shteti ku masat anti-Covid nuk diskutohen në rrjetet sociale, por me referendum

Rekomandime

Rastet e reja me koronavirus janë rritur ndjeshëm në pjesën më të madhe të shteteve të botës kohët e fundit dhe kjo ka sjellë një frikë te qytetarët për një rimbyllje tjetër, pas asaj të fillimit të pandemisë. Shume shtete tashmë kanë shtuar masat dhe mundësia për izolimin është evidente.

- Advertisement -

Nëse do të merrej një vendim i tillë, çfarë mund të bëjnë qytetarët? Sigurisht, pjesa më e madhe e atyre që janë kundër një vendimi të tillë, siç është aktualisht ai për maskat në Shqipëri, dynden në rrjetet sociale, për të dënuar politikat që ata i vlerësojnë si jo të dënuara, por aty zëri nuk mund të dëgjohet dhe është një kohë e humbur kotë.

Ndërkohë, në Zvicër, një vend me demokraci të drejtpërdrejtë, ka nisur një fushatë për mbajtjen e referendumit, ku qytetarët mund të vendosin për masat antiCovid. Por, për t’u mbajtur ky referendum duhet të mblidhen minimumi 50 mijë firma.

Fushata për mbledhjen e firmave ka nisur tashmë dhe synon të parandalojë zgjatjen e masave të koronavirusit deri në dhjetor të vitit 2021, të cilat janë vendosur fillimisht me dekret emergjent në fillim të pandemisë.

- Advertisement -

“Vendimet e marra gjatë pandemisë kanë treguar se sa shpejt të drejtat themelore të njeriut mund të shfuqizohen ose shkelen”, pretendojnë aktivistët që kanë nisur peticion online për mbajtjen e referendumit.

Organizatorët pretendojnë, edhe pse pa prova, se qeveria Zvicerane do të përdorë ligjet në situatë emergjence për të autorizuar përdorimin e vaksinave te njerëzit. Megjithatë, në prill, ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset, tha se ligji zviceran nuk lejon të detyrohen qytetarët të vaksinohen kundër vullnetit të tyre.

- Advertisement -

Aktivistët kanë kohë deri më 14 janar të vitit 2021 për të mbledhur firmat. Ata pretendojnë se do të kalojnë shifrën e 50 mijë nënshkrimeve brenda afatit dhe referendumi do të mbahet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit