Makthi 30 vjeçar i tifozëve të Liverpoolit ka marrë fund. Më në fund skuadra e tyre ka arritur ta fitoj titullin e Premier Ligës.
Pas humbjes së Manchester Cityt 2:1 kundë Chelseas sonte, Liverpool edhe matematikisht kampion i Premier Ligës, transmeton Indeksonline.
Mund të themi lirisht se kundërshtari më i fort i Liverpoolit këtë sezon në Premier Ligë ishte koronavirusi që ia rrezikoi titullin.
Sa do që performancat e Manchester Cityt ishin të mrekullueshme, skuadra e Liverpool tregoi konsistencë gjatë tërë kampionatit duke humbur shumë pak pikë.
Më meritori për këtë sukses përveç lojtarëve, është trajneri Jurgen Klopp.
Gjermani para disa vite mori një skuadër me shumë mangësi dhe arriti ta shndërroj në Kampion të Evropës dhe të Anglisë.