Andi Hoti është tashmë edhe zyrtarisht një futbollist i Interit.
Mbrojtësi qëndror nga Kosova, i lindur në vitin 2003, i ardhur nga FC Zurich, arriti në Inter më 7 janar, shkruan Zëri.info.
Megjithatë, deri sot është dashur të pritet që futbollisti shqiptar të nënshkruajë kontratë profesionale me Interin.
Për transferimin e Hotit, Interi pagoi 115 mijë euro.
Përkundër interesimit të shumtë, shefi i të rinjëve të Interit, Roberto Samaden arriti ta fitojë garën për transferimin e Hotit./Zëri.info