1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Zyrtare: Kjo është ftesa që Biden ia bëri Kosovës (Dokument)

Rekomandime

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e ka ftuar Kosovën në Samitin e Demokracisë që organizohet në Shtëpinë e Bardhë në Washington.

Ftesën e Biden e ka pranuar presidentja Vjosa Osmani, e cila ka thënë se gjatë javës së shkuar sa ka qëndruar në Washington është njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti.

- Advertisement -

Osmani me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shtuar se është e nderuar për të pranuar këtë ftesë nga Biden.

“Falënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet”.

“Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Washington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden. Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë ndërkombëtar – ku rol prijatarë kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

- Advertisement -

“Jam e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat dhe sfidat që i kemi, si dhe do të angazhohemi bashkërisht që gjatë 12- muajve të ardhshëm ta zbatojmë një plan ambicioz për fuqizimin e mëtejmë të demokracisë sonë të re në mënyrë që qytetarët tanë t`i ndjejnë përfitimet e një udhëheqjeje demokratike të bazuar në sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe gjithëpërfshirje shoqërore”, ka thënë Osmani.

Këtu është ftesa e Biden:

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit