4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Zyrtarët amerikanë hedhin poshtë pretendimin e Trumpit për Bejrutin

Rekomandime

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Mark Esper ka thënë të mërkurën se shumica e njerëzve besojnë që shpërthimi i së martës në Liban, i cili ka lënë më shumë se 130 persona të vdekur, ka qenë aksident.Deklaratat e tij janë në kundërshtim me ato të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka thënë që gjeneralët amerikanë kanë sugjeruar se shpërthimi është shkaktuar nga një bombë.Esper ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke mbledhur informacione për këtë ngjarje, mirëpo shumica besojnë se “ka qenë aksident, ashtu sikurse është raportuar”.

- Advertisement -

Të martën Trump ka thënë se shpërthimi “duket si sulm i tmerrshëm”.Trump është pyetur pse e ka cilësuar këtë ngjarje si sulm dhe jo aksident, sidomos për faktin se zyrtarët libanezë ende nuk kanë gjetur shkakun e shpërthimit.
Ai u ka thënë gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë:

“Duket ashtu bazuar në shpërthim. Unë jam takuar me disa prej gjeneralëve tanë fantastikë dhe ata besojnë se është ashtu. Ky nuk duket si lloj i shpërthimit. Ata besojnë se është sulm. Ka qenë ndonjë lloj bombe”.Nga disa incizime dhe të dhëna tjera, ekspertët besojnë se fishekzjarret dhe nitrati i amonit kanë nxitur shpërthimin që ka shkundur kryeqytetin libanez.Qeveria e Libanit ka thënë se do të vendosë në arrest shtëpiak disa zyrtarë të portit ku ka ndodhur shpërthimi, ndërkohë që kanë nisur hetimet për të kuptuar sesi janë grumbulluar 2,750 tonë të nitratit të amonit në atë zonë.

“Është tragjedi” ka deklaruar Sekretari amerikan Esper.Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke u përgatitur për të ofruar ndihmë humanitare, mjekësore dhe pajisje tjera për popullin e Libanit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit