3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Zyrtaret e shtetit e luajnë qyqekun në 3Z gjatë fundjavës

Rekomandime

Nuk po ia prishin qejfin vetës as në vikend. Zyrtarët shtetërorë vazhdojnë të shfrytëzojnë veturat zyrtare edhe për dalje të tyre private.

- Advertisement -

Në një video që lexuesit kanë dërguar në adresë të Reporterit, një e tillë është parë sot rreth orës 14:30 në autostradën për Prishtinë. Për më tepër kjo zyrtare shtetërore nuk njeh dhe as nuk respekton rregullat bazë të komunikacionit. Vetura zyrtare shihet duke vozitur në anën e majtë të autostradës, gjë që është e ndaluar, përveç kur tejkalon.

Në të kundërtën, ajo shihet duke u argëtuar me muzikë të lartë në veturën zyrtare, ku ndodhen edhe 3 apo 4 persona të gjinisë femërore. Nga ajo që shihet në video, pra vozitësja është femër.

Derisa nuk dihet se për cilën zyrtare bëhet fjalë, kjo nuk është hera e parë që veturat me targa zyrtare shfrytëzohen për qëllime personale e në disa raste edhe për të shijuar vikendin.

- Advertisement -

Pavarësisht raportimit të vazhdueshëm në media, askush nuk po ndërmerr asgjë në këtë drejtim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit