4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Zyrtarët shëndetësorë njoftojnë për 6 simptoma të reja të koronavirusit

Rekomandime

Të hënën të tjera shtete amerikane iu bashkuan vendimit për të hapur ekonomitë e tyre duke hequr disa nga kufizimet që synojnë të parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

- Advertisement -

Vendimet vijnë ndërsa zyrtarët federalë të shëndetësisë kanë zgjeruar listën e simptomave të mundshme që shoqërojnë sëmundjen. Sipas tyre ethet, dhimbja e muskujve, ajo e kokës, e fytit dhe humbja e ndjesisë së nuhatjes apo shijes mund të jenë shenja të një infeksioni me koronavirus.

Fillimisht Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kishin përmendur vetëm temperaturën, gulçimin dhe kollën si simptoma të mundshme të COVID-19. Kolorado, Misisipi, Montana dhe Tenesi lejuan të hënën disa biznese të rifillojnë veprimtarinë e tyre. Ata i bashkohen shteteve si Xhorxhia, Oklahoma, Alaska dhe Karolina e Jugut në përpjekjen për t’i rikthyer njerëzit në punë dhe për një rikthim tek jeta normale.

Ndërkohë ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar rreth rrezikut që paraqet një hapje e parakohshme dhe shumë guvernatorë kanë njoftuar se masat në shtetet e tyre do të vazhdojnë të jenë në fuqi për të garantuar mbrotjen e popullatës. Të hënën në SHBA u regjistruan mbi 980 mijë raste me COVID-19 dhe rreth 55 mijë të vdekur. Shteti i Nju Jorkut, epiqendra e pandemisë në vend ka rreth 30 për qind të rasteve të të prekurve dhe vdekjeve në SHBA.

- Advertisement -

Guvernatori Andreë Cuomo tha të dielën se me përfundimin e afatit të urdhrit për qëndrim në shtëpi të popullatës, më 15 maj, do të hapen vetëm bizneset e ndërtimit dhe të prodhimit në ato pjesë të shtetit që nuk janë goditur shumë ashpër nga pandemia. Një hapje e mëtejshme do të konsiderohej pas dy javësh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit