0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zyrtari evropian në Serbi: Normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, thelbësor për rrugën e Serbisë në BE

Rekomandime

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrizi ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, ishte njëri ndër elementët kryesorë për vazhdimin e rrugës së Serbisë drejt BE’së.

- Advertisement -

Fabrizi deklaroi se ndër tjerash arritja e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë ka një ndikim të madh edhe në rimëkëmbjen e rajonit.

Këtë e tha në promovimin e Ditarit të 10’të të Studentëve Evropian nga delegacioni i BE’së, duke vënë në theks të veçantë mbështetjen e BE’së drejt kësaj rruge.

‘Përfaqësuesit e BE do të vazhdojnë të punojnë në këtë drejtim, dhe shpresojmë që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë normalizimin e plotë të marrëdhënieve. BE do të vazhdojë ta mbështesë këtë’, tha zyrtari evropian.

- Advertisement -

Fabrizi kujtoi se ishte bërë përparim i madh në negociatat gjatë dhjetë viteve të fundit, por që nuk ka përparim në dialog në këtë kohë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit