3 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Zyrtari gjerman: BE-ja t’ia tregojë vendin Vuçiqit

Rekomandime

Kryetari i Rinisë Paneuropiane në landin e Bavarisë dhe nënkryetar federal i Rinisë Paneuropiane në Gjermani, Christian Hoferer, kritikoi ashpër publikimin më të fundit të Presidentit Serb Aleksandar Vuçiq në instagram, ku harta e Kosovës shihet e mbuluar me flamurin e Serbisë.

- Advertisement -

“Veprime të tilla janë jo vetëm kundërproduktive për dialogun Kosovë-Serbi, por ato rrezikojnë gjithashtu stabilitetin e Evropës Juglindore në tërësi”, thuhet në një reagim të zotit Hofere.

“Publikimi i Vuçiç në mediat sociale dëshmon për dëshirën e tij të qartë për të provokuar në vazhdimësi. Kjo sjellje e tij, gjithashtu shtron pyetjen nëse Qeveria e Serbisë vërtetë është e interesuar për një dialog serioz dhe të sinqertë?!”, thuhet tutje në reagim.

“Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor është i paprekshëm. Kjo vlen si për shkëmbimin e territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që ishte temë e diskutuar në të kaluarën, ashtu edhe për sa i përket shtetësisë së Kosovës në tërësi”, thekson Hoferer.

- Advertisement -

“Partnerët ndërkombëtarë – para së gjithash Bashkimi Evropian – janë të thirrur t’ia tregojnë vendin Vuçiqit”. Hoferer ia kujton presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq se “nga viti 1998 deri në 2000 ai ishte Ministër i Propagandës në regjimin e Sllobodan Millosheviqit.

“Vuçiq është njër prej atyre që mban përgjegjësi thelbësore për mizori lufte të kryera nga ushtria dhe policia serbe ndaj popullatës së pafajshme civile shqiptare të Kosovës”, theksohet në fund të reagimit të Kryetarit të Rinisë Paneuropiane në landin e Bavarisë dhe nënkryetar federal i Rinisë Paneuropiane në Gjermani, Christian Hoferer.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit