Zyrtari i lartë i NISMA-s, Mevludin Krasniqi ka paralajmëruar zgjedhje të reja në Kosovë.
Ai thotë se presidenti i ri duhet të zgjedhjet me mirëkuptim e jo kushtëzim, me mirënjohje e jo me arrogancë.
E në rast tjetër ai thotë se po vjen Viti i Ri dhe vaksina e bashkë me to edhe zgjedhjet e reja.
Ky është postimi i tij i plotë:Jo me arrogancë por me mirënjohje, jo me kushtëzim por me mirëkuptim, jo me dëshira por me mundësi, zgjidhet PRESIDENTI i ri!
Përndryshe, po vjen Viti i Ri, po vjen Vaksina, po vjen Pranvera, e bashkë me të edhe Zgjedhjet e Reja!