10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Zyrtari i lartë i PDK’së: Kryeministri mashtroi me fondin e rimëkëmbjes, u mashtrua në Bruksel nga Serbia

Rekomandime

Enver Hoxhaj ka thënë se Avdullah Hoti ka mashtruar kur ka thënë se do të krijohet një fond prej një miliard euro për rimëkëmbje ekonomike. Zyrtari i PDK’së ka thënë se Kryeministri ka dështuar në përballje me pandeminë COVID-19.

- Advertisement -

Zyrtarët e PDK’së kanë nisur sulmet ndaj Avdullah Hotit, i cili rinisi dialogun me Serbinë në Bruksel nën ndërmjetësimin e BE’së.

Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Enver Hoxhaj, tha se Kryeministri duhet të fokusohet në temat e brendshme ku ka dështuar siç është rasti me pandeminë.

Madje, Hoxhaj e ka quajtur Kryeministrin mashtrues.

- Advertisement -

“Dështimi në përballje me pandeminë, mashtrimi për të krijuar një fond prej 1 miliardë eurosh për rimëkëmbje ekonomike dhe mungesa e përkrahjes konkrete për punëtorët. Këto janë nevojë urgjente që kërkojnë reagim të menjëhershëm!”, ka thënë Hoxhaj, në një konferencë për shtyp.

Hoxhaj shkoi edhe më tutje duke thënë se Avdullah Hoti përveç mashtrimit brenda në Kosovë është mashtruar edhe nga Serbia në Bruksel.

- Advertisement -

“…Në takimin e Brukselit u pa se Kryeministri Hoti është mashtruar nga Serbia në përcaktimin dhe renditjen e temave”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit