1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zyrtari i LDK-së i reagon nënkryetarit të partisë: Lojë e ndyrë

Rekomandime

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar lidhur me deklaratën e nënkryetarit të partisë, Imri Ahmeti, i cili ka thënë çështja e klaneve është prodhim mediatik dhe i njerëzve që nuk ia duan të mirën LDK-së.

Rugova përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se të thuash që në LDK nuk ka klane është njësoj si të thuash që rezultati i 14 shkurtit është rrenë dhe propagandë.

- Advertisement -

Madje, ai shtoi se ata që e mbrojnë këtë logjikë të mbrapshtë janë ata që vërtet nuk ia duan të mirën LDK-së dhe se zëri i tyre nuk do të ndalet derisa partinë e Ibrahim Rugovës ta çlirojnë.

Të thuash që në LDK nuk ka klane është njësoj si të thuash që rezultati i 14 shkurtit është rrenë dhe propagandë. Privatizimi i dhunshëm i LDK-së, loja e ndyrë që një lëvizje kombëtare të kthehet në shërbim të disa njerëzve, është faktori kryesor që na ka sjellë në këtë pikë. Dhe ata që e mbrojnë këtë logjikë të mbrapshtë janë ata që vërtet nuk ia duan të mirën LDK-së.

Këta edhe mund të fitojnë në përpjekjen për ndryshime kozmetike, sepse e keqja që e kanë instaluar i ka rrënjët thellë, por kjo nuk do të na mposhtë. Zëri ynë për ndryshime të vërteta nuk do të ndalet derisa partinë e Ibrahim Rugovës ta çlirojmë nga ky kan.cer”, ka shkruar Rugova në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit