1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Zyrtari i PDK-së: Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata me PDK’në

Rekomandime

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK’së, Betim Gjoshi, ka thënë se Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata me Partinë Demokratike të Kosovës për të qenë pjesë e listës së kësaj të fundit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se deri disa orë para se Vetëvendosje të publikonte listën me kandidatët për deputetë, Krasniqi ka qenë në negociata me PDK’në, e cila i ka ofruar asaj numrin 3 në listë.

- Advertisement -

“Vasfije Krasniqi ka qenë në negociata edhe me neve. Ka pasur një bisedë edhe me kryetarin e partisë edhe me njerëz tjerë deri pak orë para se të dorëzohet lista. I ka pasur disa kërkesa për mbështetje që ndoshta partitë tjera ja kanë ofruar më shumë. Ne asaj ja kemi ofruar numrin 3 në listë”, tha ai.

Përkundër insistimit të Lanit, Gjoshi nuk pranoi të tregoj kërkesat që i ka pasur Krasniqi ndaj PDK’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit