6.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Zyrtari i VV-së, mesazh për LDK-në: Kur të doni shkojmë në zgjedhje, e shihni se ku përfundoni

Rekomandime

Ali Lajçi zyrtar i lartë nga Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar sot kërkesat në rritje të LDK-së për ndarje të pushtetit duke e vënë në Pazar edhe pozitën e presidentit.

- Advertisement -

Lajçi ka thënë se posti i Presidentit nuk mund të vëjë në dyshim krijimin e Kuvendit dhe të Qeverisë sepse ashtu nuk mund të jepet ndryshimi që e ka kërkuar poulli më 6 Tetor. Deklaratat Lajçi i ka bërë në ‘RADIO 1’.“Marrëveshjen Vetëvendosje – LDK e ka sjellur koha dhe nevoja për ndryshime në këtë mes është se këto dy kontigjente ka qenë në opozitë dhe natyrshëm kështu duhet kuptuar ky proces. Andaj çështja e koalicionit nuk ka shpëtim dhe këto janë disa blefe që bëhen nga disa prej funksionarëve të LDK-së për shkak të pazarit që janë normale por janë të tepruara për shkak se necojat për ta krijuar institucionin Kuvend dhe Qeverinë po flas janë parësore.

Nuk varen individët dhe postet e individëve sa varet krijimi i institucioneve. Sa për presidentin ne nuk mund të vëjmë në dyshim krijimin e Kuvendit dhe të Qeverisë. Pra nuk mund të jepet ndryshimi për të cilin kërkon dhe ka vendos qytetari, me pazaret për postin e presidentit.

Lajçi tutje ka shtuar se në rast të shkuarjes në zgjedhje si rezultat i apetiteve për pozitën e presidentit, atëherë LDK do të pësojë humbje të thellë për çfarë, Lajçi mendon se do duhej që LDK-së ti ndodhte edhe më 6 Tetor.“Në qoftëse vërtet do duhet të shkohet në zgjedhje për këto muhabete, nuk do ishte e qëllume sepse e dëgjuat sot edhe atje zv/Ministrin Gashi se sa kushtojnë në palë zgjedhje, por leje anash, nëse veç duhet, atëherë shkojmë e e shohim duke humbur edhe më shumë LDK-ja që e meriton pastaj me humbë thellë, bile personalisht mendoj se edhe kështu kësaj here është dashur të humbë edhe më shumë me u dënu edhe më shumë për shkak të menaxhimeve të dobëta në të shkuarën. E në qoftëse mendojnë dy tre derhem atje brenda LDK-së, atëherë unë po ju them që shkojmë e ne VV-ja edhe ashtu ja kemi marrë dorën kësaj pune dhe e shohim ku dalin pastaj.”-deklaroi Ali Lajçi i Vetëvendosjes.Lajçi i Vetëvendosjes tutje ka shtuar se nuk do e shihte Nismës si konstruktive në qeveri dhe asnjë parti të PAN-it, përderisa nga PAN-i, korrekt e ka konsideruar vetëm qëndrimin e Haradinajt se AAK e rreshtuar në opozitë do ta ndihmojë votimin e qeverisë nëse është e nevojshme. Lajçi shtopi se edhe Albin Kurti duhet që reciprocitetin ta vendos duke mos e lëvizur taksën 100%.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit