2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zyrtari që u arrestua për ‘avullimin’ e 2 milionë Eurove në thesar është anëtar i PDK-së dhe ish-drejtor i Financave në Drenas

Rekomandime

Labinot Gruda është zyrtari i arrestuar sot nga Policia e Kosovës si i dyshuar për ‘avullimin” e dy milionë eurove nga Thesari i Shtetit.‘Reporteri.net’ mëson se Gruda është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ka qenë drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Drenasit.

- Advertisement -

Por ai në nëntor të vitit 2018 ishte larguar nga kjo detyrë nga kryetari i Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ai ishte liruar nga detyra për arsye te tij personale.

Arrestimin e Grudes e ka konfirmuar edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami. Ajo tha se një zyrtar i Ministrisë së Financave është arrestuar dhe një tjetër është suspenduar pas zhdukjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës, shkruan Reporteri.net.Lidhur me këtë rast ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka dhënë detaje në një konferencë për media. Rasti, sipas ministres Bajrami, ka ndodhur më datën 9 tetor. Ajo tha se paratë janë bartur nga Ministria e Infrastrukturës.

- Advertisement -

“Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimta që kanë ndodhur nga llogaria e thesarit edhe rreth 2 milionë euro kanë shku në llogari të një operatori ekonomike. Krimet ekonomike janë duke u marrë me të. Deri më tani janë suspenduar dy zyrtarë njëri prej tyre është arrestuar”, tha ministrja Bajrami.
Ajo ka shtuar se me rastin po merren të gjitha institucionet përkatëse dhe se është njoftuar edhe Agjencia e Inteligjencës së Kosovës.“Ne i kemi gjurmuar ky është një transaksion bankar dhe institucionet e vendit janë duke u marrë se kush janë përfituesit. Është rast i izoluar me të cilin po merret MF.

Institucionet po bëjnë përpjekje maksimale që këto mjete t’u kthehen buxhetit të Kosovës”, ka potencuar Bajrami.Sipas ministres, ky është një rast i izoluar dhe se buxheti i Kosovës është i sigurt.“Ky është nja rast i izoluar. Buxheti i Kosovës është i sigurt. Janë vet institucionet që e kanë gjurmuar rastin. Dua të ju garantoj të gjithëve se gjithçka po e gjurmojmë”, tha Bajrami.

- Advertisement -

Ministrja ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për tërheqje të parave të gatshme, por transaksion bankar.“Nuk është tërheqje e mjeteve kesh. Mjetet e buxhetit të Kosovës janë në Bankën Qendrore dhe ato janë të sigurta, unë nuk mund të jap detaje të tjera sepse rasti është nën hetime dhe mund ta dëmtojmë rastin. Të gjitha organet e rendit po merren me këtë rast”, shtoi ajo.Ndryshe, edhe Policia njoftoi për rastin, duke thënë se po merren intensivisht me hetime. Ata thanë se një person është vënë në pranga, ndërkaq dy tjerë janë në arrati.“Prishtinë 09.10.2020. Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro”, thotë policia në raport.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit