-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Zyrtari turk thotë se tërmeti është shkaktuar nga sateIitët ushtarakë

Rekomandime

Një zyrtar qeveritar ka paraqitur një teori të çuditshme rreth asaj që shkaktoi tërmetet shkatërruese në Turqi, një teori që ndoshta do ta prisnit nga një konspiracionist.

- Advertisement -

Serdar Hüseyin Yıldırım, i cili është president i Agjencisë Turke të Hapësirës, ​​jo vetëm që fajësoi të huajt për tërmetet, por edhe “e di” se si ndodhi.

Yildirim shpjegoi se tërmetet shkaktohen nga satelitët në hapësirë ​​që hedhin shufra titani në tokë.

“Ka satelitë lufte që mund të dërgojnë shufra aliazh titani 10 metra nga Hapësira në çdo objektiv! Këto shufra depërtojnë në një thellësi prej 5 kilometrash në tokë, duke krijuar një tërmet me magnitudë 7-8 të shkallës Rihter. Nuk është e mundur të gjurmohen”, tha ai.

- Advertisement -

Edhe pas mijëra postimeve në Twitter që tallnin “teorinë”, Yildirim sqaroi se ajo që ai thotë nuk është aq e pamundur, transmeton oranews.

Ai po fliste, të paktën thotë ai, për një sistem armësh të përshkruar nga një institut strategjie që mund të fshinte një qytet të vogël nga harta.

- Advertisement -

“Ky sistem nuk ka asnjë funksion si aktivizimi i linjave të thyerjes apo gjenerimi i tërmeteve tektonike. Prandaj, nuk ka asnjë lidhje me fatkeqësinë e Kahramanmaras, e cila është një tërmet tektonik që ndodhi në një vijë të thyer të njohur. Nuk dua që të keqkuptohet”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit