-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Zyrtarja ruse: Moska mund të suImojë vendet e NATO-s që furnizojnë Ukrainën me armatim

Rekomandime

Kremlini ka paralajmëruar se mund të synojë bazat ushtarake në Mbretërine e Bashkuar dhe në vendet e tjera të NATO-s për shkak të mbështetjes britanike për Ukrainën.

Sipas Daily Mail, Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, sugjeroi se mund të autorizohen suIme kundër shteteve të NATO-s që ofrojnë armë për Ukrainën.

- Advertisement -

“A e kuptojmë saktë se për hir të ndërprerjes së logjistikës së prokurimit ushtarak, Rusia mund të godasë objektivat ushtarake në territorin e atyre vendeve të NATO-s që furnizojnë me armatim regjimin e Kievit? Në fund të fundit, kjo çon drejtpërdrejt në vd*ekje dhe gjakderdhje në tokën ukrainase. Me sa kuptoj unë, Britania është një nga ato vende,”-tha Zakharova.

Rusia duket dukshëm e mërzitur nga pajisjet ushtarake që Perëndimi po u ofron forcave ukrainase për të Iuftuar armikun.

Vërejtjet e zëdhënëses ruse erdhën 24 orë pas një interviste me Sekretarin e Forcave të Armatosura Britanike, James Hippie, i cili tha se ishte legjitime që Ukraina të përdorte armatim perëndimore përfshirë ato britanike për të go0itur objektivat ushtarake.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit