2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

​Britania porosit 90 milionë vaksina anti-covid

Rekomandime

Britania ka firmosur për 90 milionë doza të vaksinave më premtuese të koronavirusit që janë në zhvillim e sipër. Vaksinat janë duke u testuar nga një aleancë mes kompanive farmaceutike BioNtech dhe Pfizer, si dhe firmës Valneva. Detajet e marrëveshjes financiare nuk janë bërë publike.

- Advertisement -

Britania e Madhe ka nënshkruar marrëveshje për të siguruar 90 milion doza të dy vaksinave të mundshme COVID-19 nga një aleancë e Pfizer Inc dhe BioNTech, dhe grupit francez Valneva.

Lajmi është konfirmuar nga ministria e biznesit e cila sqaron se janë porositur “30 milion doza të vaksinës eksperimentale BioNTech / Pfizer, dhe një marrëveshje në parim për 60 milion doza të vaksinës Valneva.

Dhe nëse provohet se vaksina është e sigurt, efektive dhe e përshtatshme, do të porositen edhe 40 milion doza shtesë.

- Advertisement -

“Ky partneritet i ri me disa nga kompanitë më të rëndësishme farmaceutike dhe vaksinat në botë do të sigurojë që Mbretëria e Bashkuar të ketë shansin më të mirë të mundshëm për të siguruar një vaksinë që mbron ata që janë më në rrezik”, tha ministri Alok Sharma.

Detajet e marrëveshjes financiare nuk janë bërë publike por ajo vjen pas paktit të shpallur më parë me AstraZeneca që firma të prodhojë 100 milion doza të vaksinës së saj të mundshme që po zhvillohen në partneritet me Universitetin e Oksfordit.

- Advertisement -

Ugur Sahin, CEO i ”Biontech” dhe bashkëthemelues, u shpreh:

“Kjo marrëveshje është pjesë e angazhimit tonë për të adresuar pandeminë duke krijuar një ofertë globale. Ne po diskutojmë atë paraprakisht me më shumë agjenci të tjera qeveritare dhe shpresojmë të njoftojmë së shpejti marrëveshje të mëtejshme të furnizimit”.

Kohët e fundit, administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) dha “aprovim të përshpejtuar” për këto dy vaksina.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit