2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

​Grenell-Ischinger përplasen për Kosovën në Twitter

Rekomandime

Diplomati gjerman Wolfgang Ischinger ka reaguar pas lajmit të emisarit amerikan për dialogun, Richard Grenell se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojë këtë muaj në Uashington.

- Advertisement -

Ambasadori Grenell gjatë ditës ka bërë të ditur se dialogu do të vazhdojë më 27 qershor, ftesë kjo e cila është mirëpritur nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Avdullah Hoti.

Por, diplomati gjerman Ischinger ka thënë se një gjë e tillë po bëhet pa koordinim me Bashkimin Evropian, emisari i të cilit për dialogun Mirosllav Lajçak nesër do të arrijë për vizitë në Kosovë.

“Në rregull, por pse kjo do të parandalojë një qasje të përbashkët të Grupit të Kontaktit SHBA-BE? Mos harroni Bosnjën 95, kujtoni Kosovën 98/99, kujtoni Kosovën – Trojkën 2007! ‘Së bashku brenda, së bashku jashtë’ ishte motoja jonë atëherë. Funksionoi mjaft mirë. Kam frikë se kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka shkruar Ischinger.

- Advertisement -

Grenell është kundërpërgjigjur ndaj deklarimeve të Ischinger duke thënë që “vërejtjet e tij të mos i kursejë në drejtim të institucioneve të BE-së”.

“Ne i mirëpresim të gjitha veprimet, jo vetëm bisedimet. Pse nuk bën një postim për BE-në për të ndërmarrë veprime për vizat, të cilat ata i kanë premtuar për vite të tëra? Populli i Kosovës dhe ai i Serbisë meritojnë progres”, ka shkruar Grenell.

- Advertisement -

Ischinger i ka përkujtuar ambasadorit amerikan se qytetarët e Serbisë tash e sa kohë lëvizin lirshëm pa viza.

“Udhëtimi pa viza për Kosovën është vërtet një pikë e mirë. E kam mbrojtur fuqimisht këtë për një kohë të gjatë sikurse e dinë miqtë e mi nga Kosova. Sa i përket Serbisë, sigurisht që ka vite që ka udhëtime pa viza”, tha Ischinger.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit