4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

​Haradinaj për dialogun: Kosova s’guxon të ulet në tavolinë ku diskutohet për territorin

Rekomandime

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e mirëpret rifillimin e dialogut me Serbinë, por thotë se duhet t’iu bëhet e qartë të gjithëve se Kosova nuk guxon të merr pjesë në një tavolinë ku diskutohet për kufijtë dhe ndryshimin e territoreve.

- Advertisement -

Ish-kryeministri duke mos dashur të komentojë se kujt i takon t’i prijë negociatave me shtetin fqinjë, thotë se Kushtetuta i përcakton qartë kompetencat e shefit të ekzekutivit dhe të parit të shtetit.

“Kosova nuk guxon me shkua në tavolinë pa e shpjeguar qartë se nuk merr pjesë në një tavolinë ku bisedohet territori, kufijtë ose rendi kushtetues i yni…Mos të shkojmë të hapur që të diskutohet çdo temë, Kosova nuk e ka atë luks me diskutuar çdo temë”, thotë ai.

Lideri i AAK-së thotë se në dialogun me Serbinë është e rëndësishme të shkohet me parime, e jo i gjithë diskutimi të jetë në atë se kush e udhëheq këtë proces.

- Advertisement -

“Kushtetuta i ka paraparë përgjegjësitë e të gjitha institucioneve. Ato të presidentit, kryeministrit të të gjithëve.

Nga ana e ime si Aleancë dëshirojmë me përkrahë Kosovën që sa më fuqishëm përballë Serbisë me prezantuar me argumentet e duhura.

- Advertisement -

Në mënyrë që të arrihet një marrëveshje në kufijtë ekzistues. Secili i ka të shkruara kompetencat e veta.

Më me rëndësi për neve është të mendohet në aspekte tjera në parime e dialogut”, thotë Haradinaj.

I pyetur se a është për një rifillim të dialogut të shpejtë që deri në muajin shtator të arrihet marrëveshja, Haradinaj thotë se vendi nuk ka kohë për të humbur.

“Është në interes të Kosovës arritja e marrëveshjes për njohje reciproke në kufijtë ekzistues mes Kosovës dhe Serbisë, është interes i yni. Kanë kaluar 20 vite, s’kemi kohë me humb.

Por kuptohet Kosova kërkon njohje reciproke në kufijtë ekzistues në respektim të shtetësisë tërësisë territoriale, rendit kushtetues.

Ne jemi të gëzuar që administrata e presidentit Trump ka interesim këtë çështje me shty përpara…Kurdo që ndodhë e mirëpresim rifillimin e dialogut, por e thash edhe një herë duhet të sqarohet se Kosova kërkon të arrihet marrëveshja për njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, u shpreh ai.

Me largimin e masave të reciprocitetit pritet të rifillojë pas dy viteve dialogu Kosovë-Serbi. Pikërisht për këtë, javën e ardhshme pritet të vizitojë Kosovën emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit