-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

​Mbahet parada “Bashkë dhe krenarë”

Rekomandime

Me moton “Bashkë dhe krenarë” për të pestën vit me radhë po marshohet në sheshet e kryeqytetit, ndërkaq u tha se personat LGBTI+ janë pjesë e pashmangshme e çdo segmenti shoqëror dhe krenarë me orientimin dhe identitetin e tyre.

- Advertisement -

Parada do të përfundojë me një koncert të shkurtër.

“Përmes sloganit ‘Bashkë dhe Krenarë’ bëmë thirrje për solidaritet, barazi, drejtësi dhe ndryshim shoqëror. Bashkë – sepse qëllimi jonë është të qëndrojmë Bashkë ndaj çdo sfide, e vetëm të bashkuar mund të arrijmë të krijojmë një shoqëri të barabartë dhe të dinjitetshme, në të cilën mund të jetojmë krenarë.

Krenarë – sepse personat LGBTI+ janë pjesë e pashmangshme e çdo segmenti shoqëror, dhe krenarë me orientimin dhe identitetin e tyre”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Në njoftim më tej thuhet se përmes aktiviteteve përgjatë Javës së Krenarisë, është synuar fuqizimi i personave LGBTI për t’u përballur me diskriminimin e përditshmen në Kosovë. Java e Krenarisë edhe këtë vit ka adresuar çështje të gjendjes aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare, e cila vazhdon të mos i trajtoj personat LGBTI si të barabartë.

Organizatorë janë Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL) me organizatat partnere Civil Rights Defenders (CRD), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ).

- Advertisement -

Paradës iu kanë bashkuar edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett, ajo e Finlandës, Pia Stjernvall, ish ambasadorja Vlora Çitaku. /Telegrafi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit