15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

​Ballë për ballë, Biden vendos “vijat e kuqe” për Putinin

Rekomandime

Ishte Joe Biden ai që e kërkoi takimin e sotëm me Vladimir Putinin, dhe lëvizja e parë duket i takon pikërisht presidentit amerikan.

Shtëpia e Bardhë është përgatitur për përballjen e madhe duke përfshirë edhe partnerët evropianë, veçanërisht Gjermaninë, tri vendet baltike, Poloninë, Republikën Çeke dhe Sllovakinë.

- Advertisement -

Biden e ka bërë të qartë se cili është objektivi i tij në këtë takim: “Nuk kërkojmë konfIikte, duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë, por Nëse Putin i vazhdon veprimet e tij armiqsore, do t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë”,

Parashikohet që takimi të zgjasë 4-5 orë, e ndoshta mund të ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë, Biden do të bëjë të qarta se cilat janë “vijat e tij të kuqe” të cilat homologu rus nuk duhet t’i shkelë më.

Lista përfshin ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane apo në ato të shteteve të tjera aleate, suImet kibernetike të hakerëve, ofensivën ushtarake në Donbas në lindje të Ukrainës.

- Advertisement -

Po kështu do të përmendë edhe Aleksei Navalnyn dhe do të kërkojë lirimin e aktivistit që në fillim u heImua, e tani po lihet të në qeIi.

Me interes të madh pritet ndërkohë dhe pjesa e dytë e takimit, ajo konstruktive siç e quajnë.

- Advertisement -

Sekretari i Shtetit Anthony Blinken dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan këmbëngulin në minimin e lindjes së një aksi të mundshëm Moskë-Pekin, dhe testi më i rëndësishëm do të jetë kontrolli i ar.mëve.

Biden pritet t’i propozojë shefit të Kremlinit krijimin e një grupi ekspertësh dhe nisjen e negociatave të vërteta për traktatin New Start. Moska nga ana e saj shpreson në një kthesë sa i takon marrëdhënieve me SHBA-në që janë në pikën më të ulët prej vitesh të tëra, edhe pse nuk ka pritshmëri shumë të mëdha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit