4.4 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

​Mirënjohje për dy policët që ndihmuan qytetarët në Fushë Kosovë

Rekomandime

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti i shoqëruar nga drejtori i Departamentit për Operacione Gazmend Hoxha dhe drejtori i Drejtorisë Rajonale të Prishtinës Fahredin Verbovci, realizuan një vizitë zyrtare në Stacionin e Policisë në Fushë Kosovës.

- Advertisement -

Sipas komunikatës së Policisë së Kosovës, qëllimi i kësaj vizitë pune ishte njohja nga afër me punën dhe angazhimet që kryejnë zyrtarët policorë në këtë stacion në parandalimin e krimit dhe ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve me theks të veçantë takimi i zyrtarëve policorë të cilët intervenuan me profesionalizëm në ofrimin e sigurisë dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve në incidentin e zjarrit të ndodhur më 17.03.2021 në një ndërtesë kolektive në Fushë Kosovë.

Në shenjë përkrahjeje dhe mbështetje të stacionit policor dhe zyrtarëve që intervenuan në rastin e incidentit të zjarrit, drejtori Mehmeti dy zyrtarëve iu dhuroi nga një pllakat policore për punën profesionale që kanë bërë gjatë intervenimit ku kanë arritur të ofrojnë siguri për qytetarët dhe të shpëtojnë jetën e tyre. Po ashtu një pllakat policore dhe disa pajisje logjistike (kompjuterë) iu dhuruan komandantin të stacionit policor.

Drejtori Mehmeti falënderoi stafin policorë për angazhimet, rezultatet e arritura dhe për punën e tyre të deritanishme në këtë situatë sfiduese nga pandemia dhe njëkohësisht kërkoi nga të njëjtit që të vazhdohet me punë profesionale në interes të vendit dhe qytetarëve, përderisa menaxhmenti do të vazhdojë ta ketë prioritet përkrahjen dhe mbështetjen në vazhdimësi.

- Advertisement -

Përveç tjerash, nga udhëheqësit dhe mbikëqyrësit e stacionit policor u kërkua që të vazhdohet ngritja e përgjegjësisë në menaxhim dhe mbikëqyrje nga eprorët e të gjitha niveleve me qëllim të avancimit të mëtejmë të besueshmërisë dhe imazhit të Policisë së Kosovës, si organizatë profesionale e thirrur për t’u shërbyer qytetarëve.

Policia e Kosovës njëkohësisht falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e treguar ndaj Policisë, dhe gjithashtu PK-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe shërbimin sa më efikas ndaj qytetarëve të saj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit