6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

​Policia e Turqisë ndalon veteranin e UÇK’së me fletarrest të Serbisë

Rekomandime

Veterani i UÇK’së dhe tani gjeneral në Ushtrinë e Kosovës, Imri Ilazi është ndaluar nga autoritetet e Turqisë.

Ilazi është ndaluar sot nga Policia turke në Aeroportin e Antalisë, pasi Serbia ka dërguar emrin e tij dhe ish pjesëtarëve të UÇK’së në Interpol.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili ka shtuar se nga burimet që kanë marrë, Serbia këto ditë ka bërë një listë re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së.

Ju bëjmë apel të gjithë bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të dalin nga shtetet tjera. Shteti Turk duhet të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit