2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

10 euro plaçkë për kosovarët në kufirin e Serbisë

Rekomandime

Pothuajse çdo kosovar e di që duhet bërë gati 10 euro kur të afrohet tek kufiri Serbi-Kosovë për të shmangur pritjet disa orësh, shkruan DW. Kjo bën që miliona euro në vit të shkojnë në xhepat e policëve të korruptuar. Megjithatë kosovarët që kanë folur për DW besojnë se një gjë e tillë s’është e motivuar politikisht.

“Ata na i marrin nga 10 euro, unë provova t’ia japë pesë (një polici kufitar), por ai më tha ‘nuk mjaftojnë”, kështu i ka thënë DW një person nga zona e Prishtinës.

- Advertisement -

“Nuk është shumë, por s’është gjë e mirë. Sa mendon që fitojnë ata duke marrë në këtë mënyrë”, shton ati tutje.

Disa herë policët që kontrollojnë dokumentacionet kërkojnë para, dhe disa herë njerëzit vendosin paratë në pasaportën e tyre.

Dikush në ‘twitter’ ka shkruar se ata që refuzojnë të paguajnë nga 10 euro mund të përballen me disa orë pritje.

- Advertisement -

Radha në kufirin serb përpara hyrjes në Republikën e Kosovës ndahet në dy rreshta, në ata që kanë paguar dhe ata që s’kanë paguar.

Nga Ministria e Brendshme e Serbisë kanë injoruar pyetjet e DW të pyetur rreth kësaj praktike, dhe s’kanë dhënë asnjë përgjigje në pyetjen se sa policë janë ndjekur penaIisht për marrje ryshfeti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit