7.5 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Shpërthen një aspirator i avullit në banesë, dritarja bie mbi veturë

Rekomandime

Një aspirator i avullit ka shpërthyer në orët e pasditës në komunën e Fushë Kosovës, në një banesë.

- Advertisement -

IndeksOnline ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e shpërthimit brenda banesës janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Po ashtu, nga fuqia e shpërthimit dritarja në dhomën ku ka ndodhur rasti ka rënë në tokë duke e dëmtuar një makinë.

- Advertisement -

Bajram Krasniqi nga PK për IndeksOnline ka thënë se nuk ka pasur asnjë person të lënduar.

“Në ora 16:36, policia është njoftuar për një rast në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Aty, në një banesë ka shpërthyer një aspirator i avullit. Nga ky rast nuk ka persona të lënduar pos disa dëmeve materiale.

- Advertisement -

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është marrë me rastin”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit