11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

10 të vdekur dhe 44 të Iënduar/ Reagon kompania e autobusit që u aksidentua në Kroaci

Rekomandime

Kompania turistike “Deva Tours” ka reaguar pasi që autobusi i kësaj kompanie humbi kontrollin dhe doli jashtë rrugës, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave, në mesin e tyre edhe njërit shofer dhe lëndimin e 44 pasagjerëve të tjerë, mëngjesin e sotëm, në Kroaci.

- Advertisement -

“Deva Tours” njofton se një nga shoferët e kësaj kompanie e ka humbur jetën në këtë aksident.

Përmes reagimit kjo kompani shpreh ngushëllime duke ndarë dhimbje dhe shqetësimin me familjarët e pasagjerëve.

“Deva Tours” theksoi se do t’u qëndrojë me të gjitha mundësitë familjeve të viktimave dhe të të lënduarve.

- Advertisement -

“Duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e thellë me të gjithë familjarët e pasagjerëve, ju sigurojmë që kompania jonë me të gjitha mundësitë do t’u qëndrojë afër familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve në këtë aksident. Përfaqësuesit tonë nga Gjermania dhe Kosova janë rrugës për në vendin e ngjarjes dhe për detaje tjera do t’u mbajmë të informuar me kohë”.

Reagimi i plotë:

- Advertisement -

Të nderuar familjarë të pasagjerëve dhe media,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që fatkeqësisht sot rreth orës 6:30, njëri nga autobusët tanë i linjës Frankfurt-Prishtinë ka pësuar aksident në Slovanski-Brod, Kroaci. Bazuar në informatat që i kemi nga vendi i ngjarjes, na bëjnë me dije që si pasojë disa nga pasagjerët tonë (ndër ta edhe njëri nga shoferët tonë) kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe disa të tjerë janë lënduar. Poashtu, jemi të informuar që të lënduarit janë duke u trajtuar në qëndrat mjekësore në rrethinen e Slovenski Brod. Ne jemi në pritje të raportit zyrtar nga organet e shtetit Kroat për të mësuar më tepër rreth pasojave dhe poashtu shkaqeve që quan në këtë aksident.

Duke ndarë dhimbjen dhe shqetësimin e thellë me të gjithë familjarët e pasagjerëve, ju sigurojmë që kompania jonë me të gjitha mundesitë do t’u qëndroj afër familjarëve të viktimave dhe të të lënduarve në këtë aksident. Përfaqësuesit tonë nga Gjermania dhe Kosova janë rrugës për në vendin e ngjarjes dhe për detaje tjera do t’u mbajmë të informuar me kohë.

Faleminderit për mirëkuptim,

Deva Tours

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit