7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Çka është triada nukleare, fuqi që e kanë vetëm katër shtete në botë

Rekomandime

Shpesh kemi dëgjuar ose kemi lexuar për ar.mët nukleare dhe për shtetet që i posedojnë ato. Megjithatë, në mesin e shteteve që kanë ar.më nukleare është një grup edhe më i vogël i vendeve që e kanë triadën nukleare. Çka është triada bërthamore dhe cilat shtete e kanë këtë fuqi ushtarake?

Triada nukleare është strukturë e forcës ushtarake që përbëhet nga raketat nukleare që lëshohen nga toka, nëndetëset e ar.matosura me ar.më nukleare dhe aeroplanët që mund të bartin bomba dhe raketa nukleare.

- Advertisement -

Qëllimi i sigurimit të kësaj strukture nga fuqitë botërore është që ar.mikut t’i zvogëlohet në masë të konsiderueshme mundësia që t’i shkatërrojë të gjitha forcat nukleare të palës tjetër përmes sulmit të parë.

Bombarduesit strategjikë (aeroplanët Iuftarakë që mund të transportojnë koka bërthamore) janë elementi i parë i triadës nukleare. Përparësia e tyre është që kanë më tepër fleksibilitet dhe mund të futen shpejt në përdorim.

Raketat balistike ndërkontinentale, tjetër element i triadës nukleare, mundësojnë sulm në largësi përmes lëshimit nga një mjedis i kontrolluar. Këto raketa mund ta arrijnë cakun më shpejt sesa raketat e hedhura nga aeroplanët apo nëndetëset. Ato janë më të ndjeshme ndaj sulmit të parë, por vështirë se mund të pengohen gjatë fluturimit pasi të jenë nisur nga toka. Për momentin, përdorimi i raketave balistike me rreze të mesme veprimi është i ndaluar me traktatin për kontrollimin e ar.mëve, të nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

- Advertisement -
Nëndetësja ruse e tipit Borei, e cila mund të bartë raketë nukleare

Raketat balistike të lëshuara nga nëndetësja janë elementi i tretë i triadës nukleare. Ato kanë mundësi më të madhe që t’i shpëtojnë sulmit të parë të ar.mikut, duke ia mundësuar forcave të ar.matosura sulmin e dytë. Lokacioni i këtyre raketave në det është shumë vështirë të identifikohet nga forcat ar.mike. Për t’u sulmuar me saktësi nëndetësja e ar.matosur me ar.më bërthamore, nevojitet saktësi e madhe gjeografike. Mirëmbajtja e raketave bërthamore të nëndetëseve është më e shtrenjtë për shkak të shpenzimeve të forcave detare, madhësisë së ekuipazhit dhe patrullës mbrojtëse.

Cilat shtete e kanë triadën bërthamore?

- Advertisement -

Triadën bërthamore aktualisht në tërë botën e kanë vetëm katër shtete: Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe India. Dyshohet se këtë fuqi e ka edhe Izraeli, por autoritetet e këtij shteti nuk janë transparente rreth arsenalit bërthamor dhe komuniteti ndërkombëtar nuk e ka vërtetuar praninë e triadës bërthamore në kuadër të forcave të ar.matosura të Izraelit. Në të kaluarën, triadën bërthamore e ka pasur edhe Franca.

Shtetet e Bashkuara e kanë triadën nukleare që nga vitet e gjashtëdhjeta. Në atë periudhë, forcat e ar.matosura e kanë rritur vazhdimisht numrin e mjeteve ushtarake që mund të bartin koka bërthamore. Në vitin 1967, Shtetet e Bashkuara kishin 2.268 mjete ushtarake të gatshme për transportimin e ar.mëve bërthamore.

Bombarduesi amerikan, B-2 Spirit

Deri në vitet e nëntëdhjeta dhe deri në nënshkr.imin e Traktatit për Pakësimin e Ar.mëve Strategjike me Bashkimin Sovjetik, numri i mjeteve për bartjen e ar.mëve bërthamore në ShBA ishte mes 1.875 dhe 2.200. Aktualisht, Shtetet e Bashkuara kanë në dispozicion 14 nëndetëse që mund të bartin raketa bërthamore. Secila prej tyre mund të bartë nga 24 raketa të tipit Trident II.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, forcat bërthamore të të cilave janë të kufizuara sipas traktateve, Kina nuk ka ndonjë kufizim në këtë aspekt. Sidoqoftë, Kina ka arsenal më të vogël bërthamor në krahasim me Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë. Prej kohës kur u bë fuqi bërthamore, më 1964, Kina ka prodhuar rreth 610 koka bërthamore, ndërsa aktualisht besohet se ka të gatshme për përdorim rreth 250 koka bërthamore.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit