-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

10 vendet me pagat më të larta në botë

Rekomandime

Pa dyshim se kërkimi për një jetesë më të mirë dhe më të sigurt është një nga arsyet kryesore përse njerëzit emigrojnë.

Kur bëhet fjalë për të vendosur se në cilin vend do të transferohemi, një nga faktorët më të rëndësishëm për t’u marrë parasysh është sa para është e mundur të fitohen ndërsa punojmë atje. Vende të caktuara përpiqen në industri të ndryshme në varësi të klimës, popullsisë dhe ekonomisë së tyre. Paga mesatare është një masë e të ardhurave totale, pas taksave e ndarë në numrin e përgjithshëm të të punësuarve.

- Advertisement -

Më poshtë janë 10 vendet me pagesat më të larta dhe me nivelin e papunësisë më të ulët nga raportet zyrtare të shteteve të botës.

Australia:

Të ardhurat mesatare vjetore 49.126 $. Paga minimale 23.374 $. Papunësia: 5%. Ka një popullsi të vogël, inkurajon emigrimin e punëtorëve të kualifikuar.

- Advertisement -

Belgjika:

Të ardhurat mesatare vjetore 49.675 $. Paga minimale 21.309 $. Papunësia: 6.2%. Për shkak pozitës gjeografike, është lider për tregtinë në BE.

- Advertisement -

Austria:

Të ardhurat mesatare vjetore 50.349 $. Papunësia: 5.1%. Një vend i vogël evropian, por me një stabilitet të madh financiar.

Norvegjia:

Të ardhurat mesatare vjetore 51.212 $. Papunësia: 4%. Ekonomia e këtij vendi, mbështetet kryesisht në burimet e veta natyrore.

Danimarka:

Të ardhurat mesatare vjetore 51.466 $ . Papunësia: 4.8%. Danezët kanë standardet më të mira të jetesës në botë. Aty kanë selinë shumë kompani të mëdha botërore.

Holanda:

Të ardhurat mesatare vjetore 52.877 $. Paga minimale 21.276 $. Papunësia: 3.5%.

SHBA:

Të ardhurat mesatare vjetore 60.558 $. Paga minimale 15.080 $. Papunësia: 4%. Emigrimi në këtë vend, mbetet ende ëndrra e shumë njerëzve.

Islanda:

Të ardhurat mesatare vjetore 61.787 $. Papunësia: 2.9%. Tiparet unike mjedisore, e kanë bërë një nga prodhueset më të mëdha të energjisë në botë.

Zvicra:

Të ardhurat mesatare vjetore 62.283 $. Papunësia: 2.4%. Aty ruhen shumica e parave të botës, transmeton albinfo.ch.

Luksemburgu:

Të ardhurat mesatare vjetore 63.062 $. Paga minimale 23.791 $. Papunësia: 5%. Ekonomia e këtij vendi shumë të vogël, varet nga sektori bankar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit