13.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

A do të ndodhë marrëveshja me Serbinë këtë vit, çfarë thotë presidenti?

Rekomandime

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë para mediave ka folur lidhur me fazën e fundit të dialogut Prishtinë – Beograd, si dhe për mundësinë që brenda këtij viti të arrihet marrëveshja mes dy shteteve.

- Advertisement -

Ai ka folur lidhur me bashkëpunimin që do të ketë me kryeministrin Avdullah Hoti dhe deklaratën që ky i fundit e ka dhënë sa i përket asaj se kush do të udhëheqë dialogun.

“Ne përballë Serbisë kemi qenë të bashkuar, të bashkëkoordinuar si institucione, kemi dalë mirë. S’jemi në garë përballë Serbinë, jemi për të plotësuar njëri-tjetrin për të pasur një platformë të qartë që lëviz procesin përpara në realizimin e objektivave tona që ky proces të përmbyllet suksesshëm dhe të kemi njohjen reciproke, ky është synimi ynë, jo gara mes vete”, ka thënë ai.

Presidenti i vendit është shprehur optimist për mundësinë e arritjes së marrëveshjes brenda këtij viti.

- Advertisement -

“Se çka do të bëjë Serbia nuk mund të flasë ka obligime nuk do të lejojmë që t’i cenohet sovraniteti Kosovës. Se a do të mund të arrihet marrëveshja brenda këtij viti jam optimist se gjërat do të lëvizin në kahen e duhur. Destinacioni ynë është i qartë që të jemi pjesë e familjes evropiane”, ka thënë ai.

“Mendoj që të gjithë duhet të jemi të kënaqur me mundësinë e bashkëkoordinimit të institucioneve me hapat zhvillimorë natyrisht që pushtetet janë të ndara, por, përballë Serbisë duhet të jemi të gjithë të bashkuar, besoj që do të ketë hapa konkretë të këtij bashkëkoordinimi”, tha presidenti.

- Advertisement -

Ai ka ftuar edhe një herë BE-në që të vendosë për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Ne kemi pasur disa kauza të rrejshme populiste, të dëmshme për shtetin. Për të penguar në kuptimin të mbështetjen e partnerëve tonë, mendoj se tashmë është gjithçka e qartë. Ftoj BE’në që të unifikoj qëndrimin sa i përket liberalizimin e vizave”, tha presidenti i shtetit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit