9.7 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

103 mijë euro në bankë, 66 mijë euro vetura, 250 mijë euro nga kompania e tij – Por Bekim Jashari habitet se si njerëzit po pasurohen

Rekomandime

Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ka marrë pjesë në emisionin me karakter humanitar të Halil Kastratit përmes së cilit u ndihmohet njerëzve që kanë nevojë.

- Advertisement -

Në bisedë e sipër, kryetari i Skënderajt ka folur i habitur se si dikush pas lufte, ka arritur të pasurohet aq shumë, e dikush s’ka ushqim për fëmijët.

“Qysh ka mundësi kaq shumë vite pas lufte, dikush s’ia di skajin pasurisë, e dikush s’ka qumësht me i jep fëmijës’’, pyet Jashari.

Por, pyetjen e kësaj përgjigje, Bekim Jashari mund ta gjej fare lehtë, shkruan Magazina.al

- Advertisement -

Mjafton një shikim të pasurisë së tij për të kuptuar se si njerëzit pasurohen kaq shpejt.

Në deklarimin e pasurisë që ai ka bërë në Agjensionin Kundër Korrupsionit, Jashari ka treguar se është aksionar me 50 për qind, në kompaninë “Premium Group Kosova”, kapitali i së cilës është 250 mijë euro

- Advertisement -

Po ashtu, pos shtëpisë dhe tokës në Prekaz, Jashari ka treguar se ka në pronësi tri vetura; njëra kushton 30 mijë euro, tjetra 20 mijë dhe vetura tjetër 16 mijë.

Jashari që në vit merr afër 15 mijë euro pagë si kryetar komune, ka deklaruar në AKK, se familja e tij nga qiraja e pasurive të paluajtshme merr merr më shumë se 30 mijë euro.

Kurse para të gatshme në banke, sipas deklarimit i ka: në Raiffeisen Bank Skënderaj 48,074.82, në ProCredit Bank Skënderaj 28,994.71 €, në Banka Kombëtare Tregtare Skënderaj 211.03 € dhe Banka Kombëtare Tregtare Skënderaj 27,296.20 € të bashkëshortes

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit