11 persona të lënduar pasi autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi

    0
    78

    Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

    Sipas mediave serbe, informacionet e para janë se 11 persona janë të lënduar si pasojë e rrotullimit të autobusit.

    Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz. Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit.

    Mësohet se shkaktari ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

    Pamje e para të autobusit me mërgimtarë që u rrotullua në Serbi

    Autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi