-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Deputetja e LDK-së thirrje Kurtit: Tërhiqe vendimin për shkarkimin e Veliut, unë nuk votoj rrezimin e Qeverisë!

Rekomandime

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci ka publikuar në rrjetin social Facebook fjalimin që mund të kishte mbajtur në Kuvend nëse do të mbahej një seancë e rregullt.

- Advertisement -

Geci i thotë Kryeministrit Kurti që për hirë të Reçakut, Abrisë, Mejës, Izbicës, Rezallës e të gjithë atyre që ranë për liri, për hirë të rinisë së Kosovës, për hirë të fëmijëve tonë, për hir të nënave dhe baballarëve, për hirë të gjyshërve tonë, tërhiqe vendimin për shkarkimin e zt.Veliut.“Nëse e tërhjek atë vendim të ngutshëm, unë nuk do të votoj për rrëzimin e qeverisë” shkruan Geci në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Letër e hapur për kryeministrin e Republikës së Kosovës.I nderuar kryeministër, ky është fjalimi që do ta kisha mbajtur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por pasi që vendi ynë është në një gjendje emergjente me virusin COVID-19 dhe nuk e dijmë se a do të arrijmë të mbajmë seancë apo jo, po e publikoj sot dhe nëse do të jetë e mundur do ta përsëris edhe në Kuvend.

- Advertisement -

Unë tani nuk dua të mbajë fjalime politike por si një qytetare e Republikës së Kosovës kam një lutje për kryeministrin, si një grua e dikujt, si një nanë, si një deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, si një bijë e një shtëpije prej më të mëdhajave në Republikën e Kosovës, dua të të lutem që për hirë të atyre që dhanë më të shtrejtën e tyre, që dhanë jetën për këtë tokë, për hirë të gjakut të familjes Jashari, për hirë të Reçakut, Abrisë, Mejës, Izbicës, Rezallës e të gjithë atyre që ranë për liri, për hirë të rinisë së Kosovës, për hirë të fëmijëve tonë, për hir të nënave dhe baballarëve, për hirë të gjyshërve tonë, tërhiqe vendimin për shkarkimin e zt.Veliut!
Nëse e tërhjek atë vendim të ngutshëm, unë nuk do të votoj për rrëzimin e qeverisë.Hapna rrugën të hecim përpara, mos naj mbyll rrugët, që ke Zot, që ke fe, e që ke atëdhe, tërhiqe atë vendim.

Unë po të lutem edhe për hirë të 420 mijë qytetarëve që i kanë dhënë besimin LDK-së dhe LVV-së.Nuk jam duke u mërzitur për vetën time, nuk jam duke u mërzitur as për ty e as për asnjërin që jemi në kuvend, por i kemi lodhë qytetarët duke mbajtur inate personale.Tërhiqe atë vendim edhe për inatë të Serbisë sepse jemi në një kohë të pa kohë me probleme emergjnte shëndetësore, jemi duke u ballafaquar me një pandemi globale të quajtur COVID-19, e me plot probleme të tjera.

- Advertisement -

Andaj Ju lutem edhe njëherë tërhiqe atë vendim, se as nuk ligesh, as nuk marrohesh, as nuk koritesh, por vetëm forcohesh.Të bëhemi bashkë pozitë e opozitë e ta luftojmë këtë pandemi që ka kapluar botën, sepse tani vendi jonë është në një gjendje alarmante, vendet tjera ua vazhdojnë mandatin qeverive në raste të tilla, ndërsa Ju po na detyroni me ju shkarkua.

Të bëhemi bashkë e ti lëmë inatet personale e partiake, sepse ne që merremi me politikë nuk jemi të përhershëm e as të pazëvendësueshëm!

Me respekt,
Marigona Geci

Zoti e ruajt popullin tim dhe miqtë e vendit tim!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit