10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Kurti: Për shkak të Qeverisë së korruptuar eksportojmë njerëz të vyeshëm në BE

Rekomandime

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ,Albin Kurti ka thënë se toka e bereqetshme dhe tradita bujqësore, kanë bërë që Rugova e Hasit dhe i gjithë rajoni i Anadrinit të quhen hambar i Kosovës.

Sipas tij, bujqit e Kosovës dikur, prodhimet e veta i kanë eksportuar në të gjitha tregjet e ish-Jugosllavisë, ndërsa sot për shkak qeverive të korruptuara, eksportojmë njerëzit tanë të vyeshëm për në shtetet e BE-së.

- Advertisement -

Ai u shpreh se pas 6 tetorit, Kosova i kthehet vetes, qytetarëve të saj dhe prodhimeve vendore.

Sipas Kurtit ,masat nga programi i tyre për rimëkëmbjen e bujqësisë do t’ia kthejnë rendimentin arës, tregun bujkut dhe bereqetin Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit